Lottie Moss dukej elegante teksa kryesonte yjet që morën pjesë në shfaqjen gala në Mbretërinë e Bashkuar të filmit Materialists, që u mbajt të martën në mbrëmje në Picturehouse Central në Londër.
27 vjeçarja, kishte zgjedhur një fustan të bardhë të ngushtë nga Oh Polly, të zbukuruar me rruaza argjendi, duke mbajtur një stil të thjeshtë por tërheqës.
Ajo ekspozoi tatuazhet në krahë, ndërsa flokët bionde i kishte stiluar me onde voluminoze dhe kishte kombinuar veshjen me vathë të gjatë argjendi.
Në shfaqje ajo u shoqërua nga stilistja Kimberley Garner, personazhi televiziv Michelle Heaton dhe yjet e Made In Chelsea: Yasmine Zweeger, Tabitha Willett dhe Miles Nazaire.
Kimberley, 34 vjeçe, tregoi barkun e tonifikuar me një bust të shkurtër sateni ngjyrë krem dhe një fund të gjatë në të njëjtën ngjyrë.
Ndërkohë, Michelle, 46 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me një fustan mini krem me dantellë rrjete në pjesën e gjoksit dhe shpatullave.