Ballina Aktualitet Maturantët synojnë universitetin/ Aplikimet kapin nivelin më të lartë ndonjëherë

Maturantët synojnë universitetin/ Aplikimet kapin nivelin më të lartë ndonjëherë

19
0

Ky vit shënon një rekord të ri në numrin e aplikimeve në arsimin e lartë. Për herë të parë në pesë vitet e fundit, mbi 20 mijë maturantë kanë aplikuar në raundin e parë të pranimeve në universitete publike dhe private në vend.

“Ka një rritje të ndjeshme të aplikimeve këtë vit. Është hera e parë, të paktën në pesëvjeçarin e fundit, që kalojmë shifrën prej 20 mijë aplikantësh që në raundin e parë. Kjo është ecuria më e mirë e viteve të fundit.”– Arjan Xhelaj, Drejtori i Qendrës së Shërbimeve Arsimore

Mesatarja e pranimeve mbetet e ngjashme me vitet e mëparshme, por rritja e interesit lidhet me disa faktorë.

“Ka pasur një efekt pozitiv nga rishikimi i shumë kurikulave në universitete të ndryshme, si dhe nga nisma për ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë. Mbase ka ndikuar edhe prania në rritje e universiteteve të huaja që janë tashmë të licencuara në vend.”– Arjan Xhelaj, Drejtori i Qendrës së Shërbimeve Arsimore

Gjithashtu, janë shtuar programe të reja studimi, ndërsa lëvizjet në kuotat e pranimit janë minimale, të përcaktuara sipas infrastrukturës dhe kapaciteteve që nuk kanë pësuar ndryshime të mëdha.

Degët më të kërkuara nga maturantët vijojnë të jenë:

Teknologjia e Informacionit
Inxhinieria
Mjekësia