Ballina Sport Një volejbolliste me shami në Itali, ndodh për herë të parë

Një volejbolliste me shami në Itali, ndodh për herë të parë

16
0

Një lojtare me shami në kokë nuk është parë kurrë më parë në Itali.

Uyba Busto Arsizio do të jetë një ekip rekordthyes në kampionatin e ardhshëm A1 të volejbollit për femra.

Dhe jo vetëm për shkak të flokëve të fshehur të lojtares egjiptiane, Mariam Metwally. Lista e trajnerit Enrico Barbolini përfshin lojtare nga katër kontinente: Evropa, Azia, Amerika dhe, sigurisht, Afrika. Një rekord, me të vërtetë.

E lindur në vitin 1999, 184 cm e gjatë, Mariam Metëally ka një karrierë të pasur ndërkombëtare. Duke luajtur për Al-Ahly SC dhe më pas për Zamalek SC, ajo fitoi shtatë tituj të Kampionatit Afrikan të Volejbollit për Femra.

Me mbërritjen e Metwally-t, që do të mbushë vendin e lënë bosh nga largimi i Piva-s në Milano, UYBA jo vetëm që po e ngre nivelin për skuadrën e saj, por gjithashtu po dërgon një mesazh të fortë në një nivel njerëzor dhe kulturor.

Grupi do të jetë një përzierje e vërtetë përvojash, prejardhjesh dhe botëkuptimesh të ndryshme, një aspekt që klubi e konsideron një vlerë të shtuar në aspektin e kohezionit, rritjes dhe pasurimit të ndërsjellë.