Ballina Ekonomia Paketa e Maleve gati për zbatim, zëvendësministri: Po kombinohen të gjitha kriteret,...

Paketa e Maleve gati për zbatim, zëvendësministri: Po kombinohen të gjitha kriteret, zbatimi në vjeshtë

19
0

Paketa e Maleve i është afruar zbatimit në terren.

Zëvendësministri i Ekonomisë, Enkelejd Musabelliu, i tha televizionit publik se një ndarje zonale pritet të miratohet së shpejti për ta bërë funksionale skemën.

Në këtë moment që flasim, bashkitë janë duke përgatitur zonat me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore, të cilat do të miratohen me një vendim të Këshillit të Ministrave. Në këtë kuadër, të gjithë proceduesve faktikë që gjenden në brendësi të këtyre territoreve u lind e drejta për të aplikuar për të përfituar tokën me 1 euro për atë sipërfaqe që ata synojnë të zhvillojnë,” tregon z. Musabelliu për RTSH.

Referuar praktikës së deritanishme, sipas zv.ministrit, interesi më i madh është shfaqur për zonat në veri të vendit.

Nga njëra anë, kjo është zona me potencialin më të lartë për zhvillimin e ekonomisë malore. Nga ana tjetër është zona që ka trashëguar që nga vitet ’90 edhe problemet më të mëdha për sa i përket titujve të pronësisë. Ligji u jep mundësinë të gjithë qytetarëve që kanë një lidhje posedimi, pra, qoftë në pikëpamjen e trashëgimisë apo të drejtës zakonore, qoftë edhe në pikëpamjen e posedimit faktik, që të aplikojnë për t’u njohur nga ligji si posedues faktikë,” thotë zv.ministri i Ekonomisë.

Zonat që janë parashikuar të jenë laboratori i parë i zhvillimit të qëndrueshëm malor pritet të kenë zbatimin e parë në fillim të vjeshtës.

Synimi është që të shfrytëzohet kjo mundësi për ta kthyer malin nga periferia në motor të zhvillimit.