Ballina Aktualitet Parashikimi i motit për sot, kthjellime dhe reshje të pakta shiu në...

Parashikimi i motit për sot, kthjellime dhe reshje të pakta shiu në zonat malore

18
0

Territori shqiptar këtë të mërkurë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira mesatare e hera-herës deri të dendura në orët e mesditës në relievet malore, në verilindje e juglindje.

Temperaturat do të variojnë nga 18-34 gradë celsius.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët në zonën lindore të vendit, kryesisht në relievet malore, ndërsa pjesa tjetër e territorit parashikohet pa reshje.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim, me shpejtësi mesatare 7m/s.

Në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare, hera-herës, era do të fitojë shpejtësi 7-14m/s.