Nga nesër në vendin tonë rikthehet i nxehti afrikan dhe temperaturat të cilat kapin vlerën 40 gradë celsius.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites kryesisht në relievet kodrinore-malore.
Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 37 gradë celcius, ato minimale në 14 gradë celcius.
Era do të fryjë me drejtim verilindje, veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 10-18m/s.
Sipas sinoptikanëve, muaji gusht po shënon temperatura 6 gradë mbi normalen, duke bërë që vendi të jetë i përfshirë nga ditë të tëra të nxehti.