Ballina Opinion Vetëm 18.5% mendojnë se krimi shtetëror i ’21 Janarit’ u krye pa...

Vetëm 18.5% mendojnë se krimi shtetëror i ’21 Janarit’ u krye pa dashje

14
0

Nga Eduard Zaloshnja 

Më së fundi Berisha e pranoi se vrasja e 4 protestuesve në bulevard më 21 janar 2011 ishte një krim shtetëror – siç e quajti Gjykata e Drejtave të Njeriut në Strasbourg. Por Berisha shtoi se ai krim shtetëror ishte kryer pa dashje…

Po çfarë mendojnë banorët e rritur të Shqipërisë për atë krim shtetëror?

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje, zhvillova një sondazh më 2000 SMS krejt të rastësishme, ku pyetja kryesore ishte: “Me sa keni parë, lexuar e dëgjuar, si e konsideroni krimin shtetëror të vrasjes së 4 protestuesve më 21 janar 2011?” Dhe përgjigjet ishin:

79.5% me dashje

18.5 pa dashje

2% të dyzuar

Ndër të anketuarit që e konsiderojnë krimin shtetëror të 21 janarit si të kryer me dashje, përfshihen votues të PS, votues të partive të ndryshme opozitare, si edhe mosvotues. Kurse të anketuarit që e konsiderojnë si krim shtetëror të kryer pa dashje kanë votuar më 11 maj ekskluzivisht për PD-ASHM…