Ballina Kronika Vlorë/ Humb jetën 59-vjeçarja, dyshimet e para

Vlorë/ Humb jetën 59-vjeçarja, dyshimet e para

29
0

Një grua 59‑vjeçare ka humbur jetën pasi është mbytur në det në Vlorë këtë të mërkurë.

Sipas informacionit paraprak, shtetasja është nxjerrë nga uji nga familjarët e saj dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës, por mjekët kanë konstatuar se kishte mbërritur pa shenja jete.

Trupi i pajetë më pas është transportuar në morgun e spitalit për veprime të mëtejshme.

Shkaqet e sakta të vdekjes ende nuk dihen, por dyshohet se 59‑vjeçarja mund të ketë pësuar një goditje në zemër ndërsa ndodhej në ujë.