Ballina Aktualitet Arteta beson: Këtë sezon do të fitojmë një trofe

Arteta beson: Këtë sezon do të fitojmë një trofe

29
0

“Ne i dimë cilat janë qëllimet tona dhe çfarë duam të arrijmë këtë sezon, besojmë fuqimisht në aftësinë tonë për t’i arritur ato”.

Me këto fjalë trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, deklaroi dëshirën e tij për t’i udhëhequr “Topçinjtë” drejt fitimit të një trofeu, pas viteve të thatësirës dhe tre kampionateve radhazi të Premier League që përfunduan në vendin e dytë.

“Ne kemi qenë shumë, shumë afër fitores në sezonet e fundit dhe do të jetë e gjithë skuadra që do të përcaktojë nëse do ta arrijmë apo jo”, shtoi trajneri.

Klubi nuk ka kursyer asnjë shpenzim në forcimin e skuadrës së tij, duke investuar 230 milionë € deri më tani në sulmuesin Viktor Gyokeres, mesfushorët Martin Zubimendi dhe Christian Norgaard, mbrojtësin qendror Cristhian Mosquera, anësorin Noni Madueke dhe portierin Kepa Arrizabalaga. Këtë herë, spanjolli do të ketë pak justifikime nëse përjeton zhgënjim të mëtejshëm.