Ballina Politika Dokumenti që trondit PS-në/ Kandidati i PS-së i përfshirë në plagosje, zbardhet...

Dokumenti që trondit PS-në/ Kandidati i PS-së i përfshirë në plagosje, zbardhet dinamika

136
0

CNA ka siguruar një dokument për një nga kandidatët e zgjedhur të Partisë Socialiste nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Bëhet fjalë për ish-kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj. Kandidati i zgjedhur për Kuvend, rezulton të jetë me dy dosje të rënda penale. Për këto dosje, Malaj është nën hetim intensiv nga Prokuroria e Posaçme( SPAK).

Ish-kryebashkiaku i Matit dhe kandidati i zgjedhur, Agron Malaj

CNA publikoi dje detaje nga dënimi i Agron Malajt për armëmbajtje pa leje.

Por, si ndodhi ngjarja e vitit 1999.

Bazuar në detajet nga Gjykata e Matit, Agron Malaj, lindur në 1980, u arrestua për veprën penale të plagosjes.
Çështja u shqyrtua nën praninë e prokurorit Kujtim Basha, në tre seanca me dyer të hapura. Sipas dokumentit, pasi Gjykata dëgjoi të pandehurin Agron Malaj, ai kërkoi mëshirë për vendimin ndaj tij.

Vendimi i Gjykatës, të dhënat për të pandehurin Agron Malaj

Sipas përshkrimit të ngjarjes nga prokurorët e çështjes, mësohet se ngjarja ndodhi në orën 11 të paradites, në lokalin që ishte nën pronësi nga një berber i zonës. Pasi Malaj u takua me shtetasin E.D., po ashtu i pandehur, i ka thënë të shkonin në berberhanë dhe në derë janë rastisur me shtetasin B.B., me të cilin ishin konflikuar më parë për një vjedhje motorçiklete ndaj këtij personi, por që më pas ishin likujduar mes tyre.

Detajet nga hetimet për ngjarjen

Edhe pse problemi konsiderohej i mbyllur, Malaj dhe shtetasi B.B. vijuan replikat dhe Malaj nxorri një armë të llojit ‘TT 54’ dhe plagosi në këmbë shtetasin.
Më pas, Malaj dhe shtetasi E.D kanë qëlluar në ajër në lokal dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Detaje nga vendimi i Gjykatës së Matit, 1999

Nga ekspertiza balistike, rezultoi se arma e llojit pistoletë e fshehur në shtëpinë e shtetasit E.D. dhe që ishte e regjistruar në emër të të atit të tij, ishte arma e përdorur në plagosje.

Vendimi ndaj Agron Malajt, firmosur nga 2 anëtarë dhe 1 kryesues i çështjes

Bazuar në dokumentin e siguruar nga CNA, Agron Malaj rezulton të jetë dënuar me vendim nga Gjykata e Matit, në vitin 1999, ku për Agron Malajn për veprën penale të armëmbajtjes pa leje me dënim me 10 muaj burg.

Sa i përket akuzës për plagosje me dashje, prokuroria kërkoi që Malaj të shpallej i pafajshëm, pasi i dëmtuari tërhoqi ankimimin e bërë për plagosjen e tij dhe në këto kushte, prokuroria kërkoi nga gjykata pushimin e çështjes ndaj Agron Malajt.