Ballina Kronika DURRES/ Vidhte shuma parash dhe sende me vlerë në automjetet e pushuesve,...

DURRES/ Vidhte shuma parash dhe sende me vlerë në automjetet e pushuesve, pranga 40-vjeçarit (Emri)

63
0

Vidhte shuma parash dhe aksesorë në automjetet e pushuesve, motoçikleta dhe sende me vlerë në banesa, lokalizohet dhe vihet në pranga 40-vjeçari, Gentian Llana. Nga hetimet e kryera dhe nga analizimi i pamjeve filmike rezulton se ky shtetas është autor i 5 vjedhjeve të ndodhura në lagjet nr. 12 dhe nr. 17, ku ka vjedhur në automjete, shuma parash në euro, aksesorë dhe sende me vlerë, ka vjedhur motoçikleta, si dhe ka vjedhur sende me vlerë në banesa.

40-vjeçari ishte shpallur në kërkim, i dyshuar për disa vjedhje në banesa të ndodhura më parë, në disa lagje të qytetit të Durrësit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjetet që ky shtetas përdorte për të kryer vjedhje

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi në fushën e vjedhjes së pronës. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë te Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë.