Ballina Dossier Historia e shpatës që Enver Hoxha ia dhuroi Stalinit!

Historia e shpatës që Enver Hoxha ia dhuroi Stalinit!

43
0

Në emisionin Dekalog të gazetarit Roland Qafoku, Brikena Bogdo pasardhëse e Hodo Pashë Sokolit, rrëfeu një histori të rrallë dhe thuajse të panjohur për publikun shqiptar: historia e shpatës që Enver Hoxha ia dhuroi Stalinit, e cila kishte qenë pjesë e trashëgimisë familjare të heroit.

Sipas Bogdos, shpata e famshme i përkiste Hodo Pashë Sokolit, një prej figurave qendrore të Lidhjes së Prizrenit dhe udhëheqësit kryesor të forcave të armatosura shqiptare në vitet 1880.

Bogdo rrëfen se, pas çmontimit sistematik të figurave të mëdha shqiptare nga regjimi komunist, Enver Hoxha jo vetëm që burgosi pasardhësit e Hodo Pashës, por edhe konfiskoi shpatën e tij, për ta përdorur si objekt dhurate për Stalinin.

“E dalluan nga shpata kur u kthye në Shkodër pas betejës.

Aftabegu, legjenda e Shkodrës, paraardhësi i Hodo Pashë Sokolit.Aftabegu sapo hyn në pazarin e Shkodrës, i drejtohet një të moshuari:

“Mirë se rri o plaku i mirë i Shkodrës.”

“Mirë se vjen o Aftabeg i Shkodrës.” Aftabegu, i çuditur, e pyet se nga e njohu, pasi ai kishte vite larg, në luftëra.“Nga shpata,” – i përgjigjet plaku.”-tregon Bogdo

Ajo ngriti shqetësimin se shpata sot mund të jetë ende në Moskë, e ndoshta edhe e ekspozuar, por nuk ekziston asnjë dokumentacion zyrtar shqiptar që të konfirmojë zyrtarisht këtë gjë.

“Në familjen tonë, diplomatët nuk ishin të rrallë. Bisedimet zhvilloheshin në mënyrë të natyrshme. Shqipëria ishte vetëm kundër të gjithëve, por ishte me të drejtën”, u shpreh Bogdo.

Ajo përmendi gjithashtu burime të rëndësishme arkivore, përfshirë letërkëmbime të konsujve britanikë, austriakë dhe francezë, që sot gjenden në Bibliotekën Kombëtare dhe arkivat e Prishtinës, të cilat japin një pasqyrë autentike të rolit që luajti kjo familje në historinë shqiptare.