Ballina Kronika Kapet sërish drogë në Lazarat/ Sekuestrohen 1.4 kg kanabis, arrestohet një person

Kapet sërish drogë në Lazarat/ Sekuestrohen 1.4 kg kanabis, arrestohet një person

49
0

Policia ka goditur një tjetër rast të kultivimit dhe prodhimit të lëndëve narkotike në fshatin Lazarat të Gjirokastrës.

Gjatë një kontrolli në një banesë, u sekuestruan 1.4 kilogramë kanabis dhe u asgjësuan disa bimë narkotike.

Në pranga ka rënë shtetasi M. M., i cili u kap në flagrancë. Operacioni u zhvillua në kuadër të planit anticannabis “Koordinata”.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Vijojnë kontrolle intensive, në zbatim të planit operacional anticannabis, të koduar “Koordinata”.

Në një banesë në Lazarat:

-sekuestrohen 1.4 kilogramë Cannabis Sativa, gati për shitje.

-asgjësohen disa bimë narkotike.

Arrestohet shtetasi që kishte kultivuar bimët dhe prodhuar lëndën narkotike.

Si rezultat i kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër goditën një tjetër rast të kultivimit/prodhimit të narkotikëve, për të cilin u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi M. M..

Gjatë kontrolleve, në oborrin e banesës së këtij shtetasi, u gjetën të kultivuara, disa bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, ndërsa në banesë iu gjetën rreth 1.4 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, gati për shitje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.