Ballina Dossier Kinematë verore, tradita që italianët u lanë shqiptarëve në komunizëm! Kush ishin...

Kinematë verore, tradita që italianët u lanë shqiptarëve në komunizëm! Kush ishin të favorizuarit në kryeqytet

60
0

Sa herë që afrohet pranvera, muajt e saj, ditët e bukura, më pas ato të verës, bashkë me plazhin, detin, të nxehtit, udhëtimet, ajo periudhë më rikthen në një një ndër argëtimet e atyre viteve, siç, kanë qenë kinematë verore. Një traditë e krijuar në vendin tonë, e lënë nga italianët, që vijoi edhe në vitet e socializmit.

Sa nostalgjike, emocionale, të paharruara, për nga pasioni, dëshira, filmat e bukur, shqiptarë, prodhime e huaja, ato italofranncezë, gjithashtu, aktorët e njohur shqiptarë, si Raidhi, Luca, Filipi, Bushati, Kapexhiu, Arbana, Hasko, Lako, Orgocka, Ljarja, Trebicka, Nelku, Cerma, Gorishti, Çaushi, Devole, Ferri, Tagani, Borova, Hyskja, Pitarka, Mani, Prosi, Furxhi, Vangjeli, Zhusti, Sërbo, Roshi, Ndrenika, Ziçishti, Flloko, Kabashi, Xhepa, Radoja, Shiroka, Verria, T. Kurti, Lushi, Laska, Mujo, Kondi, Haxhiraj, Markajan, Papapavli, Dh. Orgocka, Pelingu M. Xhepa, P. Mani, Anagnosti, Nino, Manushi, Diamanti, Alikaj, Agolli, Xhuvani, Kallamata, Makoci, M. Ljarja, tek ato me famë si Zhan Mare, Stive Rives, Kluaudia Kardinale, Brixhit Brado, Sofia Loren, Xhina Lolobrixhida, Raf Valone, Alen Delon, Marcelo Mastroiani, etj. Fluksi, vështirësitë për një biletë, deri tek oraret, dalja në orët e vona të natës. Për njohjet, dashuritë, takimet fshehurazi, qëndrimi afër me vajzën në një stol të kinemasë, por edhe për të sapofejuarit, ato të muajit të mjaltit, familjarë, të gjithë në ato mjedise të hapura, dy orë përballë një ekrani të ngushtë, bardhezi, apo të gjërë me ngjyra. Paradite, mesditë në salla të mbylluara, ndërsa në perëndim, në mbrëmje, deri në mesnatë në ambjente të hapura, një Shqipëri, ka ndjekur filmat të shfaqen në errësirë, qiell të hapur e nën shkëlqimin e dritës së hënës, siç kanë qenë kinematë verore. Me kapacitete normale, stola modestë, me të njëjtin cmim, 15 lekë për dhjetë radhët e para dhe 20 ato pas tyre dhe që shfaqnin filmin që ishte në kinemanë “mëmë”. Me një frekuentim masiv vecanërisht ato në plazhe. Por, për një kohë të kufizuar funksionimi, intensive vetëm në tre muajt e nxehtë.

Me fillmin e vjeshtës, niste dhe mbyllja e tyre. Për t’u lënë ashtu, pa një përkujdesje të vecantë, deri në afrimin, hapjen e sezonit të ri, kur largohej i ftohti, zgjatej dita, afrohej pranvera. Me reklamat, i vetmi vend ku qytetarët merrnin informacionin, për filmat e rinj, ato s’afërmi, shoqëruar edhe me oraret e shfaqjes së tyre. Në përiudhë vere kur funksononin edhe kinematë verore, te reklamat jepeshin edhe oraret e tyre, si në Tiranë, dhe në çdo qytet tjetër që kishte këndin e reklamave. Deri te autokinematë verore, kur një automjet me një person, apo dy, lëvizte, shkonte në ato zona, reparte ushtarake, duke i ftuar njerëzit, ushtarë, oficerë, të merrnin një karrige dhe në natyrë shfaqnin filmin. Gjithçka deri më 1990, kur kinematë verore u zhdukën pa lënë gjurmë. Me to edhe shumë dimrore.

KRYEQYTETI, EDHE I KINEMAVE VERORE

Tirana, mbetet qyteti me më shumë kinema. Dhe të përmasave të mëdha, me histori, nga ndërtimi, funksionimi, vendndodhja dhe fatin, trasformimin që i shoqëroi. Nga Spiro Mëhilli, te “Arti i 7 në Tiranë”, informohemi: Kinema-Teatër “Tomorri”, pastaj Kinema “Brigada” 1945-70; Kinema “Kursal”, “Rozafa”, “Ideal”, “Dopo lavoro”, “Skanderbej”, “Paris”, “Punëtori”, “Kosova” mjaft prej tyre të mbyllura në vitet e para pas lufte, apo duke i ndryshuar emrin. Më 1946, Kinema Teatër “Imperial” në “Republika”; 1947, Kinema “Nacional në Kinema “17 Nëntori”, pastaj të rejat: Kinema “Partizani” më 1957, “Agimi” 1957 , “Ali Demi” 1962, “Dajti” (Kinemaja e Re) 1967. Më 1970 me prishjen e kishës katolike në Rrugën “Konferenca Peza”, u shnëdrrua në Kino-Teatër “Rinia”. Bashkë me kinematë e priferisë, në Laprakë e Kombinat, kinema “Pionieri” te Pallati i Pionierit, etj. Deri në fund të 1944, në Tiranë funkiononin 10 kinema dimrore e 6 verore, më pas mbetën 8 dimrore dhe 4 verore. Por cilat ishin ato verore? Kinema verore “Donika” më pas Kinema Verore “Kosova” dhe 1957-1989 Kinema verore “Partizani”; Kinema verore “Nacional” në Kinema verore “17 Nëntori 1947-1991; Kinema verore Teatri Popullor 1948; Kinema verore “Skanderbej”, në Kinema verore “Republika” 1949-1990; Kinema verore “Vollga” në Kinema verore “Barikada” 1960-1964, Kinema verore “Ali Demi” 1963-1965. Por ato që patën frekuentim, i rezistuan ndryshimeve, ishin vetëm tre: Kinema verore “Partizani”, “17 Nëntori” dhe “Republika”. Këto dy të fundit kishin favorin se verorja dhe dimrorja i bashkonte një kurriz. Në rastet kur fillonte shiu, filmi ndërpritej dhe në pritje, me shpresën që të pushonte, ndodhte që spektatorët të futeshin, të ndiqnin pjesën e mbetur në mjedisin e brendshëm.

Verorja e “Partizani” ndodhej larg, në bulevardin kryesor ngjitur me arenën e cirkut, kohë e keqe, rebesh, filmi vazhdonte të shfaqej, deri sa të ikte shikuesi i fundit, me shikuesit e larguar pa të drejtë kthimi ditën e nesërme. Me kapacitete deri 250 shikues, jo në kushte komode, por me ulëset stola hekur-dërrase, që i rezistonin vesës, lagështirës, diellit, nxehtësisë, shiut, kohë së keqe. Kur filmi kishte kërkesa, aplikoheshin disa orare. Ruhej ai tradicional me shifrat “tek”, te 17 Nëntori, 19-21 kur errësohej me shpejt dhe në kulmin e verës, korrik, gusht 21-23. Po kështu edhe te Partizani 20-22 dhe 22-24. Te Republika, ishte filmi i dhënë një apo dy javë me parë te dy kinematë kryesore. Ato dimrore-verore “17 Nëntori”, “Republika” duke qenë afër, e shfaqnin njëkohësisht filmin: dimrore 19-21, apo 20-22, pasi mbaronte pjesa e parë e kalonin, duke vijuar transmetimin tek ajo verore, po kështu edhe me bobinën e mbetur. Ndryshe kur ishin pak larg, sepse duhej një person të angazhohej për dërgimin e tyre, zakonisht me bicikletë. Në Tiranë, një problem i tillë ishte për kinema verore “Partizani”, pasi kërkohej që në pak kohë, bobina që mbaronte te ajo dimrore, të përcillej menjëherë te ajo verore, pamvarësisht nga fluksi i qytetarëve, shëtitësve që mund të krijonte pengesa. Ndodhte që të vonohej, dhe njerëzit ishin të detyruar të prisnin. Por, kinooperatorët manovronin me dokumentarin duke e nisur pak me vonesë. Kur ajo vonohej, ndizeshin dritat, si shenjë pritjeje.

Edhe si prerës të biletave qëndronin ata të kinemasë dimrore. Kujtohen Ana, Tefta, Bajarmi Gerçaliu, Zoi, Fati, Dhori , Hekurani, etj. Biletaritë i kishin në të njëjtin vend si ato verore dhe dimrore, ku shkruhej “Shitja e biletave” dhe poshtë orë e hapjes të sporteleve: 8:30 apo 9.00 paradite dhe 14:00, apo 15:00 në mesditë. Ekzistonte tregu i zi i tyre, kur shfaqeshin filma të bukur, me aktorë të njohur dhe një biletë nga 15-20, shkonte edhe deri në 100 lekë. Edhe fallsifikimi i biletave ishte një tjetër proces i ndaluar që funkiononte. Sigurisht që kënaqësia, interesi më i madh ishte ta ndiqje filmin në kinema verore. Në bulevard përballë hyrjes së kinemva verore “Partizani”, në trotuarin e mesit, para fillimit të filmit, plot njerëz, konfuzion, të gjithë me dëshirën kërkesat për t’u futur në kinema.

Të favorizuar ishin sportistët, familjarë të akomoduar në Hotel “Donika”, pjesën e pasme të tij, nga ku mund të shihje filmin. Ai film që ishte në kinema dimrore jepej edhe në atë verore. Asnjëherë të shfaqeshin filma të ndryshëm, nga njëri tek tjetri. Ndryshe nga ajo dimrore në atë verore lejohej pirja e cigares. Kinematë verore “17 Nëntori” dhe “Republika”, kjo në krye të Rrugës së Kavajës apo “Konferanca Peza”, ishin me dy plate. Plateja e poshtëme me 30 rrallë horizontale, dhe ajo sipër me 20-të. Të dyja me ekrani i madh nga lindja, ndërsa verorja “Partizani” vetëm me një plate, me ekranin nga perëndimi. Si te “Partizani”, dhe “Republika”, mund të ndiqje dicka nga largësia, duke qëndruar në rrugë, apo hypur në një pemë. Jo te 17 Nëntori, me mure të lartë. Muzika, dialogjet dëgjoheshin tërësisht edhe jashtë kinemave. Personeli i ambasadës turke, ngjitur me Kinema “Republikën”, ndodhej ambasada turke, personali i të cilës mund të ndiqte filmin nga aparamentet e saj. Hyrja në këtë kinema kryhej nga dera qëndrore kryesore që shërbente si për atë dimrore dhe verore. Dalja nga mbrapa saj, në rrugicëm që të lidh me Tregun Cam. Te “17 Nëntori”, hyrja ishte një derë e vetme, përballë Riparim Shërbimit, repartit të bicikletave, nga ku edhe dilej.

Kinematë e njohura kanë qenë “Savoia”,”Nacional”,”Duca d’Aosta”,”Simoncini” në Shkozet,”Skënderbeu”, “Gloria”. Pas 1944 u hap “Esperia”, “Iliria”, ajo “Paritizani”, dimrore edhe kjo pranë ish- Komitetit të Partisë. Tjetër kinema që u hap rreth viteve 80-të, ishte “14 Nëndori”, ditën e çlirimit të qytetit. Kinema verore ishte vetëm një, ajo “Iliria”. Me një kapacitet 600 vendesh, që mbijetoi deri në fund të viteve 80-të. Në Shkodër, kinema dimrore ishin dy, “Republika” ku është sot, dhe “Punëtori”, pas hotel “Coloseut”. Dhe një kinema verore te rruga e gjykatës së vjetër, por pa emër. Në Durrës, kujtohet drejtori i kinemave Thoma Ligeja. Në Elbasan, dy kinema, “Vullnetari”, dhe “11 Nëntori”. Kinemaja verore bashkëngjitur me teatrin, sot teatri veror jetoi gjatë. Ngjitur me xhaminë, ajo kujtohet më shumë jo vetëm për filmat, frekuentimin, interesimin, por për “mitingun”, siç shprehen qytetarët që kishte cdo ditë para saj. Njëkëtëshe, mjedis i madh, me mure të lartë. Nga qytetarët nuk harrohen punonjësit, Agim Isai, gruaja Kati dhe një akullore pranë saj, e kthyer në një ritual, kur me akulloren në dorë qytetarët futeshin në kinemanë verore për të ndjekur filmin. Në Girokastër, e ndërtuar nga italianët më 1940, fillimisht si sallë shfaqjesh njëkohësisht edhe si kinema dimrore, me një kapacitet 250 vende, me lozhë ku qëdronte udhëheqja.

Në krah të saj ata bënë një sallë tjetër, si bibliotekë, por pas prishjes së çatisë nga bombardimet e luftës, në vitet 50-60 është përdorur si kinema verore. Më 1970, u prish, pasi u përshtat si vendi ku u vendos busti i Enver Hoxhës, kështu ajo verore do t’i mungojë qyteti, pasionantëve gjirokastritë të filmit. Në Përmet, vetëm një kinema, ajo dimrore, jo verore. Në Berat, kinemaja e parë e mbyllur në këtë qark është hapur më 1926 në lagjen “Mangalem” nga Ramadan Zdrava dhe Teli Shuke. Energjia prodhohej nga një gjererator i markës “Fiat”. Pas një viti ajo u mbyll se nuk pati frekuentim. Më 1936, kinemja u ndërtua në qendë të qyteti, ndërsa shumë vite më vonë, ajo e re më 1972, me emrin “13 shtatori”. Verorja, në krah të majtë të godinës së vjetër, në pranë rrugës drejt agjencisë, jo e madhe. Me rregullimin e zonës, e prishën edhe atë. Pak më ndryshe Kuçova. Më 1936, përfunduan punimet e ndërtimit të kinemasë dimrore, nga kompania italiane “Stela”, e pagëzuar prej tyre me emrin Kinema “Naconal”. Në qendër të qytetit me kapaciet 400 vende me filma vetëm në darkë. Me tavan të lëvizshëm që komandohej për ajrim, ndriçim. Krahas kinemasë dimrore, prej tyre u projektua adhe ajo verore, e cila u hap në vitin 1936-37, për të shfaqur filma të huaj gjatë periudhës së nxehtë. Shumë afër, me atë dimrore, në krah të saj dhe me kapacitet më të madh se ajo. Operatorë ishin Ilmi Hoxha dhe Demir Alushi. Kjo kinema verore financohej nga fondet e shtetit të mbështetura nga Drejtoria e Përgjithshme e Naftës në Kuçovë. Në atë dimrore dhe verore, në vitet ‘60, janë shfaqur filma sovjetikë, rumunë, çekosllovakë, gjermanë ku propogandohej sistemi socialist.

Ndonëse kinemaja e Kuçovë pas çlirimit, iu dha emri “18 Tetori”, dita e çlirimit të qytetit, më 1994, ambasada franceze organizoi aty javën e filmit francez, duke i dhënë kinemasë emrin e aktorit “Alen Delon”, që do të ndryshojë sërish më pas, për t’u njohur, Kinema “Kadri Roshi”. Në Peshkopi, vetëm një kinema ajo dimrore “28 Nëntori”, me një kapaictet modest, jo kinema verore. Në Burrel, ndonëse një qytet i vogël, dy kinema kanë funksionuar, ajo dimrore afër ish-degës së brendshme në hyrja nga lindja, dhe për një perudhë të shkurtër, disa vjeçare, edhe ajo verore ngjitur me të. Pas 90-të u trasnformua në librari. Tjetër histori ka Kukësi. E para lidhet me Kukësin e vjetër, në të cilin kanë ekzistuar dy kinema, ajo dimrore dhe verore. Ajo verore te Kukësi i vjetër ndodhej në hyrje të qytetit në ballë të urës. Kështu e kujtojnë qytetarët, banorët. Në Kukësin e ri, më 1975, vetëm një kinema, ajo dimrore ka funksionuar. Kavaja, qyteti dy kinemave, dimrore dhe verore, në qendër. Ajo dimrore me emrin “Aleksandër Moisiu”, në krah, apo përbri, ishte ajo verore e përmasave modeste.

Në Lushnje, një kinema dimrore “Iliria”, në qendër të qytetit, dhe ajo verore përbri gjimnazit. E ndërtuar vonë, pas viteve 80-të, të mbuluar kishte vetëm pjesën e murit ku shfaqej filmi. Korça, qyteti i dashurisë edhe për kinemanë. Në fund të viteve 50-60, katër kinema, ka patur. Dimrore “Mora va” ose ndryshe “Majestik”, Kino-Teatri “Çajupi”, kinema “Republika” dhe ajo verore. I paharruar Pandi “Këndezka”, si personi që me një karrocë me dy rrota, dimër-verë transportonte bobinat në kutitë metalike të filmave nga një kinema në tjetrën. Filmi “Vagabondi” ka qenë ai me fluksin më të madh, me një histori dashurie indiane, që edhe sot mbahet mend, dhe sa e vështirë ishte të gjeje një biletë. Apo filmi egjiptian “Zonja e panjohur”, “Ursus” me Stive Rives, etj. Si dhe filmat shqiptarë me protagonistë aktorët korçarë, ndiqeshin më shumë. Kinemja verore në verë, kishte ndjeshmëri, ndikim më të madh siç shprehen edhe sot qytetarët. Në Fier, dy kinema, dimrore pa emër dhe verore. Po kështu edhe në Lezhë, pranë njëra tjetrës, afër turizmit të vjetër, dimrore pa emër dhe ajo verore.

KUR ZHAN MAREJA SHFAQEJ NË KURBIN

Krujë- Fushë Krujë,-Laç-Milot-Kurbin-Rreshë, një zonë me kinema dimrore dhe verore. Me filmat që qarkullonin nga një qytet tek tjetri. Në Krujë, krahas kinemasë dimrore “Qemal Veseli”, ka funksionaur edhe ajo verore. E improivizuar, në parkun sportiv të lojrave me dorë, ish-fusha e zezë sic është njohur, në hyrje të qytetit që në periudhë vere, shërbente për shfaqje artistike, njëkohësisht edhe për filma. Në Laç, dy kinema, dimrore, para klubit të madh, ose ndryshe në Laçin e poshtëm, por pa emër, e ardhur nga Shkopeti, sapo mbaroi hidocentrali.

Me të ngjitur edhe ajo verore, me të paharruarin operatorin Ruzhdi Dragovoja, shfaqës i filmave pa ndërprerje nga vitet 1960 deri më 1990. Me dy djemtë ndihmësa pa pagesë, Kol Bardhi e Fran Kaza. Më pas kinemanë dimrore e zhvendosën te Kisha Katolike, që u prish, ngjitur me gjimnazin e Laçit. Nuk lëvizi verorja, deri në prishjen e saj, duke rezistuar mbi 15 vite, 1963 -1982. Filmat afishoheshin një muaj përpara te reklamat e qytetit, dhe shfaqeshin pa ndërprerje gjithë ditën. Filmi “Misteret e Parisit” me Zhan Marenë është ai që mbahet mend. Për filmat e mirë, biletat jepeshin në praninë e policisë, pasi plaste grindja, duke e zënë edhe me rripat e mesit. I njëjti ritual edhe në Milot, me legjendarin Marian Lufi. Për një biletë thyheshin xhamat. Qejflinjtë milotas për një episod te “Misteret e Parisit” i luteshin operator Marjanit ta shfaqte dy herë, skenën kur në film ziheshin me grushta, pastaj largoheshin. Kinematë e zonës vareshin nga Bashkimet Profesionale me logo te biletat dhe për të ndjekur filmat zbrisnin edhe nga fshatrat, zonat e afërta, nga Patoku, Mamurasi, etj

QYTETET BREGDETARE, DHE ATO PRANË UJIT

Kanë qenë teje te të preferuara, në tre muaj intensivë të frekuentimit të plazhit, ku janë u shfaqur filma bashkëkohorë, shqiptarë e të huaj, për të kënaqur pushuesit, ata të ardhur dhe vendas. Ajo në plazhin e Durrësit, e ngritur në vitin 1960-të, mbetet unikale, si e vetmja, më e madhja për katër sektorët, Teuta, Apolonia, Hekurudha dhe Ilira. Pranë Postës Qëndrore, përballë Hotel “Adriatikut”, njerëz të shumë për të ndjekur filmin, që shfaqej në oraret 20-22 dhe 22-24, apo 21-23. Me një platformë qëndrimi, për gjetjen e një bilete, duhet të braktisje plazhin e mesditës. Edhe këtu i pranishëm Tregu i Zi, që funksiononte rregullisht dhe fshehurazi. Në Shëngjint një kinema dimrore, jo verore, ngjitur me kishën, pak në lartësi, mbi fushën e futbollit, në faqen e malit. Si e vetme në atë plazh, preferohej nga plazhistët, për të kaluar një dy oresh, pamvarësisht nga vapa, dhe filmi që shfaqej. Në Divjakë, vetëm një kino-klub-teatër dhe si kinema dimrore, me emrin “Mao Ce Dun”.

Në raste të vecanta, në verë, terraca e saj, përdorej edhe si kinema verore. Në Vlorë, tradita e kinemasë nis më 1920 me emrin “Përparimi”, nga një anëtar i komunitetit filmik Kojdhel Zilja. Me pas “Rex”, për të vijuar gjatë periudhës komuniste me emrin e heroit “Ali Demi”, “7 Nëndori”. Në muajt e verës, qytetit bregdetar nuk do t’i mungonte edhe jo verore. Filma të bukur, dhe kurreshtje e madhe për t’i parë. Deri në vitet 80-të verorja ishte përballë xhamisë kryesore në Muradie, më pas kinemja verore e re u transferua pas “Tregut fshatar”, sic quhej asokohe. Në Sarandë, tjetër qytet ujor një kinema dimrore, pranë ish-agjencisë së vjetër, që ka shërbyer për gjithcka: Për filma, me skenë për grupeve artistike, estradë, etj.. Tejet e preferuar ajo verore, pranë Limanit, në krah të bulevardit, sic e kujtojnë sarandiotët. Fillimisht një depo, që iu hoq tavani, iu hap një derë për hyrje-dalje, stola, një ekran ku janë shfaqur filmat e kohës, deri ato me ngjyra. Në verë fumksiononte vetëm ajo verore pasi një kinooperator, një ndihmës, e pamundur të përballohej fluksi që kishte qyteti dhe kërkesat për të ndjekur filmin, që jepej me një orar të vetëm, duke nisur në 20.30 apo 21.00. Me punonjësit e paharruar, Petraq Laska, Sali Hasani, Harilla Roshi. Edhe në Pogradec, dy kinem, dimrore dhe verore, dikur pranë njëra-tjetrës. Shumë e preferuar ajo verore në periudhën e pushimeve, pasi qyteti “pushtohej”, nga të ardhur, kampistët. Ajo dimrore “Pojska” në krah të ish-turizmit të vjetër, të cilit sot, i ka mbetur vetëm ndërtesa, ndërsa ajo verore me rreth 200 vende, me një plate, pas ndërtesës së sotme të Bashkisë.

I njohur me emrin Sazan, në Adriatik, deri më 1990 një ishull misteroz ka qenë për shqiptarët. Vetëm diçka informuese, për misionin, atë strategjik, ushtarak, shumë pak për jetën ata që kanë banuar, punuar aty, me lëvizjet e pakta, vajtjet-ardhjet me bregun përballë. Ajo që nuk ka munguar aty ka qenë kinemaja, një e vetme, e frekuentuar nga ishullorët, ushtarakë, fëmijë, familje, të rinj. E vendosur në mes të bllokut të pallateve të oficerave, me një kapacitet mbi 150 persona, me filma shqiptarë e të huaj, të seleksionuar që vinin nga Vlora, pasi ishin shfaqur aty dhe që jepeshin vetëm në mesditë./Gazeta Panorama