Ballina Politika “Kodi i Erdoganit në Tiranë”, Gjekmarkaj shpërthen: Po testojnë dorëzimin e shoqërisë

“Kodi i Erdoganit në Tiranë”, Gjekmarkaj shpërthen: Po testojnë dorëzimin e shoqërisë

61
0

I ftuar në një intervistë për një emision televiziv, deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, foli në lidhje me shqetësimet dhe reagimet që nga ngjallur Kodi i ri Penal i hedhur për diskutim.

Nënkryetari i PD-së e krahason me kod të republikës së Erdoganit dhe Bjellorusisë. Nga pikpamja profesionale ai ishte një mizerabilitet, nënvizon Gjekmarkaj, ndërsa vlerëson vëmendjen që shoqëria dhe media i ka kushtuar këtij rreziku që po i kanoset.

“Mendoj që duhet falenderuar opozita për reagimin e menjëhershëm kundër këtij kodi, shoqëria civile, mediat përtej ngjyrave politike. Ka patur një reagim në një spektër mjaft të gjerë. Kjo tregon që shoqëria shqiptare është në alert dhe testohet herë pas here dhe ky testim kësaj here u bë në kohën e verës ku njerëzit janë pak të vëmendshëm. U hodh një kod i cili nuk po merr përparësi dhe i largohen të gjithë.

Në vetvete është një testim që i bëhet shoqërisë nëse ajo e merr këtë pilulë, nëse e pranon dhe do të ishte pranimi i tij një hap tjetër i dorëzimit të lirive, i dorëzimit të standardeve, i dorëzimit të shoqërisë përballë një partie shtet. E cila po aplikon kode të republikës së Erdoganit, kode të Bjellorusisë, kode të vendeve që kanë shkuar drejt autokracisë dhe neodiktaturave. Nga pikpamja profesionale ai ishte një mizerabilitet, copat e marra nga vendet tjera të përkthyera keq dhe me nxitim. Më vjen mirë të riktheksoj, që vëmendja e shoqërisë kësaj here ishte e lartë për rrezikun që i kanosej.” – u shpreh Gjekmarkaj.