Ballina Rajoni Lëkundje të forta tërmeti në Greqi me magnitudë 4.7

Lëkundje të forta tërmeti në Greqi me magnitudë 4.7

42
0

Një tërmet me magnitudë 4.7 është regjistruar në veriperëndim të Kallamatës në Greqi ditën e sotme.

Sipas të dhënave sizmike, tërmeti ka rënë në një thellësi prej 23 kilometra nën tokë.

Nga lëkundjet nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.

Megjithatë, lëkundjet kanë qenë të forta dhe u ndjenë në një perimetër të gjerë.