Ballina Kosovë Osmani nxjerr letrën që i dërgoi Trump: Kosova do vazhdojë të qëndrojë...

Osmani nxjerr letrën që i dërgoi Trump: Kosova do vazhdojë të qëndrojë krah për krah me SHBA-të…

39
0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar letrën e dërguar ndaj saj nga Presidenti i 47-të i ShBA-ve, Donald Trump.

Duke falënderuar presidentin Trump për përkrahjen e tij, në postimin e saj në Facebook, Osmani thekson se ‘Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah për krah me SHBA-të, në çdo sfidë e çdo sukses’.

‘Mbetem e përkushtuar të punojmë së bashku me Presidentin Trump për ta thelluar edhe më tej aleancën tonë në vitet që vijnë’, shkruan Osmani.

Postimi i plotë:

Faleminderit Presidentit Trump për përkrahjen e tij, si dhe për fjalët e fuqishme për partneritetin me Kosovën.

Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah për krah me SHBA-të, në çdo sfidë e çdo sukses.

Mbetem e përkushtuar të punojmë së bashku me Presidentin Trump për ta thelluar edhe më tej aleancën tonë në vitet që vijnë.