Ballina Aktualitet Policia rrugore me ‘dorë të hekurt’ ndaj shoferëve, kontrolle të shumta dhe...

Policia rrugore me ‘dorë të hekurt’ ndaj shoferëve, kontrolle të shumta dhe procedime

45
0

Vetëm gjatë muajit korrik Policia Rrugore ka ndëshkuar 3 500 drejtues mjetesh me masa administrative si dhe ka proceduar penalisht 9 shoferë për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Sezoni veror ka shtuar ndjeshëm fluksin e qarkullimit të automjeteve në rrugët kombëtare në Gjirokastër.

Gjatë korrikut janë arrestuar 5 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 4 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe janë pezulluar 5 leje drejtimi.

Blutë e rrugores kanë ndëshkuar me gjoba drejtuesit e mjeteve për parakalime të gabuara, qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara, mosvendosjen e rripit të sigurimit, etj.

Policia Rrugore e Gjirokastrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor duke evituar aksidentet dhe pasojat e tyre.

Për shkak të fluksit të rënduar të qarkullimit të automjete duke përfshirë edhe turistët blutë e rrugores kanë rritur praninë në rrugët kombëtare Tepelenë-Gjirokastër-Kakavije, Përmet-Tri Urat, Kardhiq-Delvinë.