Ballina Aktualitet Sako: Investime konkrete për një infrastrukturë më të mirë në Durrës!

Sako: Investime konkrete për një infrastrukturë më të mirë në Durrës!

45
0
Bashkia e Durrësit vijon me përkushtim punën për pastrimin dhe sistemimin e kanaleve vaditëse dhe kulluese në të gjitha njësitë administrative.
Një nga ndërhyrjet e rëndësishme është pastrimi i kanalit të parë kullues në Shënavlash, me një gjatësi prej 2.8 kilometrash.
Kjo ndërhyrje ka një ndikim të drejtpërdrejtë në:
Parandalimin e përmbytjeve në zonën e Shënavlashit, lagjen Mirdita dhe afër korpusit të Universitetit “Aleksandër Moisiu” .
Përmirësimin e vaditjes për rreth 20 hektarë tokë bujqësore, duke ndihmuar qindra fermerë të zonës.