Ballina Ekonomia “Shqipëria është e fundit për kontributet nga shteti”/ Flet eksperti i ekonomisë:...

“Shqipëria është e fundit për kontributet nga shteti”/ Flet eksperti i ekonomisë: Pensioni, më i ulët se minimumi jetik

50
0

I ftuar në një studio televizive, eksperti i ekonomisë Klodian Muço diskutoi çështjet ekonomike në vend. Ai tha se Shqipëria është vendi i fundit për sa i përket kontributeve nga shteti dhe se pensioni mesatar është më i ulët se sa kontributet e dhëna nga shteti. Ai u ndal edhe tek skema e pensioneve në të cilën e cilësoi se do të kalojë një vështirësi dhe se do të duhej ndërhyrja e shtetit.

“Skema e pensioneve do të shkojë në vështirësi dhe do të duhej edhe ndërhyrja e shtetit. Shqipëria është vendi i fundit për sa i përket kontributet të dhëna nga shteti. Pensioni mesatar është më i ulët sesa minimumi jetik.Cdo qeveri është përgjegjëse që t’i sigurojë mirëqënien qytetarëve. Mund të them se edhe largimi i qytetarë vazhdon të jenë të mëdha”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij ai tha treguesit ekonomikë duhet të ishin më të dukshëm dhe se biznesi aktualisht ka një mungesë të theksuar nga institucionet mbështetëse.

“Gjithashtu edhe treguesit ekonomikë duhet të ishin më të dukshme. Edhe turizmi është një sektor i rëndësishëm në ekonominë e vendit. Biznesi ka mungesë të theksuar nga institucionet mbështetëse”, përfundoi Muço.