Ballina Aktualitet Skandal kriminal/ Digjet sërish fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi i zi...

Skandal kriminal/ Digjet sërish fusha e mbetjeve në Vlorë, tymi i zi pushton qytetin në kulmin e sezonit

96
0

Fusha e mbetjeve në Vlorë ka marrë flakë sërish këtë të enjte, për të disatën herë tashmë. Pamjet e publikuar në rrjetet sociale tregojnë shtëllungat e tymit të zi duke pushtuar qytetin në kulmin e sezonit turistik.

Djegia e plehrave është bërë tashmë një traditë në qytetin e Vlorës. Vitin e kaluar qyteti u pushtua për më shumë dy javë nga tymi toksik i çliruar nga zjarri në fushën e mbetjeve. Ndërkohë që rasti më i fundit ishte ai i fillimit të muajit qershor, kur fusha e mbetjeve mori sërish flakë duke helmuar gjithë qytetin.

Këto episode të përsëritura të djegies së mbetjeve në Vlorë hedhin dyshime për zjarrvënie të qëllimshme. Disa madje akuzojnë drejtëpërdrejtë autoritetet, të cilat përmes kësaj rruge kërkojnë të mbulojnë dështimin në menaxhimin e mbetjeve, edhe pse kanë harxhuar miliona.

Por deri më tani nuk ka asnjë autor zyrtar.

Pak javë më parë Edi Rama i mërzitur për ngecjen e punëve dhe administrimin e çalët të qytetit të Vlorës, shkarkoi të gjithë drejtorët e bashkisë së qytetit. Por me sa duket edhe drejtorët e rinj, të përzgjedhur nga komisioni Çuçi e nisën punën me sukses.