Ballina Sport “Topi i artë”: Këta janë pesë trajnerët e nominuar për çmimin “Johan...

“Topi i artë”: Këta janë pesë trajnerët e nominuar për çmimin “Johan Cryuff”

32
0

Pesë trajnerë janë nominuar për çmimin e FIFA-s “Johan Cryuff”.

Ata janë: Antonio Conte i Napolit, që u shpall kampion i Serie A, trajneri i Liverpoolit Arne Slott, që mori titullin e kampionit në Premier League.

Po ashtu në mesin e pesëshes është edhe Luis Enrique i Paris Saint Germain, që fitoi tripletën dhe i cili shihet si favorit për ta fituar këtë çmim.

Enzo Maresca i Chelseat, fitoi Kupën e Botës për Klube dhe Conference League dhe është futur në këtë listë për të fituar çmimin.

Dhe trajneri i fundit është Hansi Flick, i Barcelonës – që ndryshoi krejtësisht ideologjinë e skuadrës katalunase.