Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me rënien dramatike të turizmit në Shqipëri, që sipas tij, shkaqet lidhen drejtëpërdrejtë me keqmenaxhimin, narkoeurot dhe çmimet stratosferike.
‘Shkaqe më kryesore të kësaj rënie pandalshme sigurisht janë narkoeuro dhe çmimet stratosferike. Narkoshteti i falimentuar Ramaduros falimentoi me sukses edhe këtë degë kryesore të ekonomisë tonë!’, thekson Berisha në Facebook.
Postimi i plotë:
Të dashur miq, me gjithë propagandën e neveritshme të Ramaduros dhe mediave të tij, rënia dramatike e turizmit nga viti në vit është tashmë realiteti që nuk mohohet. Shkaqe më kryesore të kësaj rënie pandalshme sigurisht janë narkoeuro dhe çmimet stratosferike. Por ka dhe shkaqe të tjera. Kështu, krahas brigjeve, ujërave, panoramave magjepsëse të natyrës që vendi ofron turistëve, Shqipëria e Ramaduros ofron turistëve gjirizet që derdhen në ujërat e detërave dhe liqeneve tanë, dhe kjo me gjithë impiantet e përpunimit të ujërave të zeza të ndërtuara nga Shëngjini në Sarandë, por që bashkitë socialiste u kanë vënë drynin për të mos paguar energjinë, ofron mungesën e ujit të pijshëm në piskun e zhegut dhe grumbujt e kodrat e plehrave në çdo skaj të vendit dhe tymin helmues e kancerogjen të maleve të plehrave që digjen nga dorë shtetërore kriminale. Narkoshteti i falimentuar Ramaduros falimentoi me sukses edhe këtë degë kryesore të ekonomisë tonë!