Specialistët e Hetimit të Krimeve Kundër Personit në DVP Berat kanë kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Dhimitër Kuqi për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.
Gjithashtu, forcat e policisë vijojnë punën intensive për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe kanë forcuar kontrollet në zonë për të parandaluar incidente të ngjashme.
Materialet procedurale janë referuar pranë Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme për ngjarjen e ndodhur në fshatin Bogdan, ku shtetasi Dh. K., dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë një kafshë të egër dhe nga pakujdesia plagosi shtetasin A. T., i cili më pas ndërroj jetë, ju informojmë se:
Në përfundim të veprimeve të para hetimore specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në DVP Berat arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. K. alias A. T., 53 vjeç, banues në fshatin Bogdan, për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia ”.