Ballina Kronika Droni zbulon parcelën me kanabis në Thumanë, arrestohet 32-vjeçari

Droni zbulon parcelën me kanabis në Thumanë, arrestohet 32-vjeçari

19
0

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi kultivoi kanabis në fshatin “Miliskaj” Thumanë.

Sipas policisë, në kuadër të planit operacional “Koordinata”, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme, të bazuara te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, duke vënë në pranga shtetasin F. K., 32 vjeç, banues në Thumanë.

32-vjeçari u kap në flagrancë, duke u kujdesur për 110 bimët e dyshuara narkotike Cannabis Sativa që kishte kultivuar në fshatin “Miliskaj” Thumanë.

Kontrollet në kuadër të planit operacional “Koordinata”, vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.