Durrës/Kontrolle permanente, me aparate zhurmëmatëse, për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurtë për banorët dhe vizitorët.
Ndëshkohet me 200 000 lekë gjobë, administratori i një beach bari që gjeneroi zhurmë në nivelin 85.5 decibel.
Në vijim të kontrolleve të përditshme te subjektet me aktivitete me muzikë, në zonën urbane dhe në atë bregdetare, me mjete të posaçme zhurmëmatëse, shërbimet e Policisë së Durrësit konstatuan se muzika që gjeneronte një lokal në zonën e plazhit, në lagjen nr. 13, ishte në nivelin 85.5 decibel.
Në zbatim të ligjit nr. 9774, datë 12.07.2007, “Për administrimin e zhurmës në mjedis”, të ndryshuar, administratori i subjektit, shtetasi F. B. u ndëshkua me masë administrative 200 000 lekë.
Ftojmë qytetarët që të denoncojnë çdo cenim të qetësisë publike dhe iu garantojmë ndërhyrje të menjëhershme ligjore.