Emily Ratajkowski theksoi linjat trupore në bikini, teksa shijonte ditët në plazh në Positano, Itali, këtë javë.
Ylli 34-vjeçar, e cila këtë vit përfundoi divorcin me Sebastian Bear-McClard, ekspozoi të pasmet e saj me një rrobë banje njëpjesëshe me prerje të thellë, ndërsa pushonte në det së bashku me djalin e saj katërvjeçar, Sylvester.
Ratajkowski zbuloi këmbët e saj elegante me rrobën e banjës minimaliste, të cilën e kombinoi me syze dielli dhe bizhuteri të arta. Ajo u pa duke shijuar patate të skuqura dhe disa kanaçe birre teksa kalonte pasditen e saj, shkruan “Daily Mail”.
Bukuroshja — ish-e dashura e Pete Davidson, i cili tani pret një fëmijë — së fundmi u bashkua me prezantueset Jenna Bush Hager dhe prezantuesin e ftuar Willie Geist për të folur rreth rolit të saj në serialin e ri të Netflix, Too Much.
Në një moment, Emily u pyet nëse ishte e vërtetë që ajo kishte vendosur të “mos e kishte më prioritet” dashurinë me meshkuj në jetën e saj. Modelja ishte e martuar me Bear-McClard nga viti 2018 deri në divorcin e tyre në 2022.
Çifti i dikurshëm ishte ndarë mes akuzave se ai ishte një “tradhtar serial.”