Ballina Kronika Fier/ Sherr me thika mes dy personave, përfundojnë të plagosur në spital

Fier/ Sherr me thika mes dy personave, përfundojnë të plagosur në spital

27
0

Një ngjarje e dhunshme ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier, ku dy persona kanë mbetur të plagosur me mjet prerës, dyshohet thikë, pas një konflikti mes tyre.

Rreth orës 21:40, shtetasit A.M., 28 vjeç, dhe L.S. u paraqitën në spitalin e Fierit për ndihmë mjekësore. Sipas burimeve paraprake, të dy janë plagosur gjatë përleshjes.

Grupi hetimor është duke punuar intensivisht për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt. Hetimet vazhdojnë.