Ballina Politika ‘Kjo është fytyra e vërtetë e regjimit’/ Këlliçi për rrethimin e News24...

‘Kjo është fytyra e vërtetë e regjimit’/ Këlliçi për rrethimin e News24 nga policia: Edi Rama nuk njeh më kufij!

34
0

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Tiranën, Belind Këlliçi, ka reaguar ashpër në një postim në Facebook lidhur me rrethimin nga policia dhe pengimin e punës së gazetarëve në News24 dhe media të tjera.

“Kjo është fytyra e vërtetë e regjimit që Edi Rama u ka imponuar shqiptarëve prej 12 vitesh,” shkruan Këlliçi, duke e cilësuar aktin si një “hapat e fundit të instalimit të një diktature që po e vuan çdo qytetar shqiptar.”

Ai kujton edhe sulmin me tritol ndaj News24 para tre vitesh, të cilin e sheh si paralajmërim për ngjarjet e sotme. “News24 është një media profesionale, zë i vërtetë dhe i domosdoshëm në tregun mediatik shqiptar, që po tenton të shtypet dhe të kthehet në mjet propagande qeveritare,” shton Këlliçi.

Këlliçi apelon që valët e News24 të mbrohen si pasuri kombëtare dhe paralajmëron se kushdo që mendon se nuk do të preket nga kjo situatë “ka shumë gabim.”

Postimi i plotë: 

Edi Rama nuk njeh më kufij!
Kjo është fytyra e vërtetë e regjimit që ai ka 12 vite që u imponon shqiptarëve. Ky akt barbar, është hapi i fundit i instalimit të një diktature, që pak nga pak po e vuan çdo qytetar shqiptar.
News 24 vetëm 3 vite më parë përjetoi tritolin e Edi Ramës ndaj bizneseve legjitime të lidhura me këtë media, pikërisht si një paralajmërim për aktin e sotëm!
News 24 është një media profesionale, zë i vërtetë dhe i domosdoshëm në tregun mediatik shqiptar, i cili dita ditës po i largohet misionit të tij real duke u vënë në shërbim të plotë të propagandës qeveritare.
Valët e News 24 janë një pasuri kombëtare dhe si rrjedhojë duhet të mbrohen nga secili prej nesh.
Kushdo që mendon se nuk do ti vijë rradha, e ka shumë gabim!!!