Me një plan të bërë natën dhe në mënyrë krejtësisht abusive, Ardi Veliu, i përfolur për afera të rënda dhe korrupsion rrethon ambientet e News24, duke penguar gazetarë dhe punonjës për të ushtruar detyrën. Planin e tij krejtësisht abuziv, Ardi Veliua ka njoftuar vetëm sot në mëngjes punonjësit e policisë së shtetit për ta vënë në zbatim.
Ardi Veliu, si drejtues i shoqërisë “KAYO” pretendon se godina i përket kompanisë së prodhimi të armëve.
Ish-kryepolici dhe njëkohësisht ish-kreu i SHÇBA (sot AMP), Ardi Veliu mori drejtimin e kompanisë “KAYO” rreth një vit më parë dhe do ta udhëheqë deri më 24 shtator 2027.
Drejtori i përgjithshëm i KAYO-s, konkretisht Ardi Veliu, ka një rrogë të majme prej 564 mijë lekë në muaj.
Ardi Veliu është një emër i lakuar sa i përket skandaleve apo fshehjet e ngjarjeve në postet që ka mbajtur në vite si Drejtor i Policisë së Shtetit. Ardi Veliu u angazhua gjithashtu edhe për manipulimin e provave në rastin e vrasjes së Klodian Rashës në 8 dhjetor të 2020, ngjarje për të cilën u bë kokë turku ish-ministri i Brendshëm Sandër Lleshi.
Ndërsa në maj të vitit 2020, Policia e Shtetit u akuzua se përdori dhunë të pajustifikuar kundër protestuesve gjatë shembjes së Teatrit Kombëtar.
Pak javë më vonë, Veliu u përball me kërkesa publike për dorëheqje pasi u regjistrua në parlament duke sulmuar një nënë në përpjekje të dukshme për të justifikuar dhunën policore kundër një fëmije 14 vjeçar. Veliu zbuloi se kishte gërmuar në median sociale të nënës së fëmijës së dhunuar nga policia për të gjetur se ajo ishte shfaqur në një video me pistoletë, duke lënë të nënkuptohet për atë që kritikët e quajtën, një përndjekje me biografi familjare si në kohën e komunizmit. Veliu deklaroi se ishte keqkuptuar.
Po ashtu Ardi Veliu është denoncuar edhe nga kreu i PD-së, Sali Berisha si person i lidhur me krimin.
“Çfarë është Ardi Veliu? Figura qendrore më e zezë e krimit në Policinë e Shtetit. Ardi Veliu ishte drejtor i Policisë së Tiranës. Ishte përzënë nga Policia e Shtetit për bashkëpunim në trafiqe dhe falsifikim dokumentesh. Bota e krimit e solli drejtor policië në Tiranë. Çfarë thotë Alesandro në biseda me mafiozin tjetër? Atij drejtorit ia mbushëm mirë koshat me derr të zi”, ka thene Sali Berisha rreth dy vite me parë.