Ballina Kronika Organizata e Franc Çopjas/ Paratë e drogës vinin me autobus, bliheshin prona...

Organizata e Franc Çopjas/ Paratë e drogës vinin me autobus, bliheshin prona në Shqipëri

16
0

Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim 6 persona si pjesë e organizatës kriminale të Franc Çopjas dhe Ervis Çelës, te goditur se fundi gjate një operacioni te koordinuar nga SPAK me Europol dhe autoritetet e disa vendeve europiane.

Sipas hetimeve, kjo organizate ka trafikuar 28 ton kokainë nga Paraguai drejt vendeve te Bashkimit Europian. Në dy operacione ne vitet 2020 dhe 2021 janë sekuestruan 17 ton kokainë, me një vlerë tregu të llogaritur deri në 3.5 miliardë euro.

Mes 6 të kërkuarve janë Fadil alias Jul Balla, Mariglen Kamami, Denis Daja, Vilson Pepa si dhe Riza Çela. “AbcNews”, mëson se 4 prej tyre ndodhen jashtë vendit. Ka dyshime se ata fshihen në Dubai, Belgjikë dhe në Spanjë.

Ndërsa brenda territorit të Shqipërisë rezulton të fshihet Fadil alias Jul Balla, pronari i restortit “Ajman Park” të sekuestruar nga SPAK.

Sipas organit të akuzës, Fadil Balla, dyshohet se paratë e krimit të fituara nga shitja e drogës i ka investuar për llogari të Franc Copjas dhe Ervis Çelës në prona dhe troje. Policia e Shtetit pritet ti drejtohet zyrtarisht Interpolit për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të personave që nuk janë gjetur gjatë kontrolleve në vendin tonë.

Por si silleshin në Shqipëri milionat e parave të përfituara nga trafiku i drogës? Sipas të dhënave nga hetimet e SPAK, organizata shqiptare e trafikut te kokainës, kishte ngritur një mekanizëm financiar dhe paratë silleshin nëpërmjet metodave, “hawala” ose “token”.

Një prej metodave kryesore ka qenë transporti fizik i parave “cash” nga vendet e BE-së drejt Shqipërisë, duke përdorur shoferë autobusësh të përzgjedhur prej grupit kriminal. Në këmbim ata përfitonin rreth 2% te shumës se parave qe transportonin.

Mes të tjerash SPAK thotë, se shumat e mëdha qarkullonin përmes një zinxhiri ndërmjetësish pa u pikasur në sistemet bankare, pasi paratë qarkullonin drejt Bolivisë, shtet që ka një sistem të ulët të kontrollit financiar.

Mes 16 masave të firmosura nga gjykata e posaçme, SPAK njoftoi se janë ekzekutuar shtatë me arrest me burg dhe dy me detyrim për paraqitje. Kurse, njërit prej krerëve te organizatës, Franc Çopja masa iu komunikua në Belgjikë ku ndodhet aktualisht i arrestuar.