Ballina Sport Plotësohen numrat e lënë bosh te Reali, të reja të rëndësishme në...

Plotësohen numrat e lënë bosh te Reali, të reja të rëndësishme në Madrid

33
0

Gjatë kësaj vere, Kilian Mbappe mori numrin 10 në fanellë tek Real Madrid, ndërkohë që 9 mbeti bosh dhe prej javësh përflitej se kush futbollist do të zëvendësonte francezin. Por tashmë është zyrtare, Endrick do të mbajë veshur numrin 9 mbi shpinë, në një kohë që Gonzalo do të veshë tani numrin 16, që sezonin e kaluar e kishte Endrick. Në këtë mënyrë, klubi spanjoll ka treguar se braziliani do të vijojë të qëndrojë në Madrid, edhe pse gjatë kësaj merkatoje përflitej se mund të largohej.

Pritet që shumë shpejt të dorëzohet edhe lista zyrtare e mbretërorëve spanjoll, ku nëse askush nuk ikën, zyrtarizimi i Mastantuonos do të plotësonte listën e 25 futbollistëve në skuadrën e parë, ndërsa vetë Mastantuono do të mbante 25 në fanellë, pasi numrat e tjerë janë zënë tashmë.