Ballina Politika Revolta e Agron Gjekmarkajt: Këtij populli me i shti opangën në gojë...

Revolta e Agron Gjekmarkajt: Këtij populli me i shti opangën në gojë nuk bzan

44
0

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj ka deklaruar se aksioni i Policisë ndaj News24 është në kufijtë e të pabesueshmes.

Ai shprehet se ky sulm është grusht në fytyren e çdo qytetari dhe se një media e hapur, e lirë dhe profesionale po goditet me dhunë policore.

“Ajo që po ndodh sot me mediat “News 24”, “Panorama”, “Balkanweb”, “Gazeta Shqiptare” është në kufijtë e të pabesueshmes.  Sulmi ndaj tyre është grusht në fytyren e çdo qytetari.

Mesazhi është i qartë Shqiperia po humbet me shpejtësi atë që ka fituar me shumë mundim dekadë pas dekade duke u ngritur, rrezuar e ringritur.

Një media e hapur, e lirë dhe profesionale po goditet me dhunë policore. Kjo qeveri po shkel me këmbë masken e vet të kinse liberalizmit që deri më sot e mbante me shumë zor. Policia në dyert e medias është sfidë ndaj lirisë, heqje dorë nga demokracia si parim, shkelmim i integrimit si ënderr shekullore. Keto janë metoda fashiste e komuniste!

Shqiperia e diktatures ishte me e ndershme në qellimet e veta shtypese nuk fshihej! Ambasadoret e vendosur asokohe në vendin tonë e dinin që ishin në një vend diktatorial e pranonin statusquonë!

Ata që sot punojnë në Tirane duke perfaqesuar vendet e tyre demokratike e perendimore nuk mund të sillen sikur gjinden në një vend anetar të Natos , në një vend që synon anëtaresimin në BE. Sulmi i sotem synon “verberine” e “shurdherinë” e shoqerisë shqiptare.

At Zef Pllumi në deshperimin ku e çuan honet e historisë pat leshuar maksimen “ketij populli me i shti opangen në gojë nuk bzan””, shkruan ai.