Ballina Politika Sulmi i Policisë ndaj News24, Jorida Tabaku: Skena dhune që i shkojnë...

Sulmi i Policisë ndaj News24, Jorida Tabaku: Skena dhune që i shkojnë vetëm një shteti autokratik

35
0

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar pas sulmit të Policisë së Shtetit ndaj News24.

“Kjo është fytyra e vërtetë e qeverisë: një pushtet që kontrollon çdo gjë, por kur nuk mund të blejë apo shantazhojë, përdor forcën. Rrethimi i News 24 nuk është thjesht presion ndaj medias – është një sulm i hapur ndaj demokracisë”, u shpreh Tabaku.

Reagimi i Tabakut
Kur regjimet kanë frikë nga e vërteta, dërgojnë policinë te dyert e medias. Ashtu si po ndodh sot në fillim të gushtit, kur forcat e policisë u shfaqën para News24, pa vendim gjykate, me skena dhune që i shkojnë vetëm një shteti autokratik. Kjo është fytyra e vërtetë e qeverisë: një pushtet që kontrollon çdo gjë, por kur nuk mund të blejë apo shantazhojë, përdor forcën. Rrethimi i News 24 nuk është thjesht presion ndaj medias – është një sulm i hapur ndaj demokracisë. Një vend kandidat për BE nuk mund të trajtojë median kësisoj. Bashkimi Europian nuk pranon vende ku shtypi rrihet, ku gazetarët kërcënohen dhe ku e vërteta shkelet me çizme. Sot është News 24, nesër mund të jetë çdo zë i lirë. Dhe atëherë nuk do të ketë më kush të flasë.