Tomorr Alizoti, ka reaguar ndaj ngjarjeve të fundit që ndodhën mëngjesin e sotëm, ku policia rrethoi godinën e televizionit “News24”
“Kur them që Edi Rama është i biri i Kristaqit, nuk e them nga ana personale, por nga ana politike. Ai vinte në orën 5 të mëngjesit, në 3 të natës dhe thoshte “je i arrestuar në emër të popullit”.
Në një vend ku pretendohet të jetë shteti i drejtës dhe anëtar për të qenë pjesë e BE-së, ku individi dhe liria e të shprehurit janë kryesore në demokraci, ju shkon në ditë të shtunë në 6 të mëngjesit.
Ja ku doli babë e birë politikisht. Qytetarëve që na shohin do t’u vijë ditë më të këqija dhe e keqja ka një lloj elementi, është shumë e rrezikshme kur bëhet normale. E keqja është në kulmin dhe rrezikun e saj.
E keqja në Shqipëri po kthehet në normalitet. E keqja e ka gllabëruar Shqipërinë. Nëse në demokraci ligji është paralajmërim, është edukim, në Shqipëri është frikë. Pra, ti liderit duhet t’i trembesh, jo ta dashurosh” – tha Alizoti.