Ballina Sport Cambiaso hesht tifozët, Juventus fiton ndaj Dortmundit

Cambiaso hesht tifozët, Juventus fiton ndaj Dortmundit

12
0

Dortmund dhe Juventus u përballën mes tyre në një miqësore të luajtur në “Signal Iduna Park”, ku bardhezinjtë fituan 1>2. Stadiumi ishte i tejmbushur, edhe pse ishte thjesht një nddeshje miqësore.

Protagonisti kryesor i takimit ishte Andrea Cambiaso, i cili shënoi gy golat e fitores për bardhezinjtë.

Goli i parë erdhi në minutën e 15-të, pas një krosimi në zonë të Pierre Kalulu, Cambiaso shtyu topin në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-1.

Në fillim të pjesës së dytë ishte sërish Cambiaso që dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fuqishme, pas asistit të marrë nga Kenan Yildiz.

ë fund të kohës së rregullt, verdhezinjtë ngushtojnë shifrat me golin e Maximilian Beier, i cili shënoi pas një veprimi të bukur brenda zonës. Rezultati përfundimtar, 1-2 për bardhezinjtë.