Ballina Aktualitet Deri ku shkojnë skenarët për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës/ Shkrimi për...

Deri ku shkojnë skenarët për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës/ Shkrimi për Veliajn, në median ndërkombëtare

29
0

Një shkrim i publikuar më datë 7 gusht në median ndërkombëtare “The Economist”, ka përmendur edhe rastin e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.

Shkrimi me titull “Njësia e re kundër korrupsionit në Shqipëri po rrëzon të fuqishmit”, është ndalur kryesisht te puna e SPAK-ut dhe rastet nën shqyrtim nga kjo stukturë që kanë tronditur opinionin publik.

“Gjashtë muaj pas arrestimit të tij, z. Veliaj mbetet pas hekurave; ai u padit zyrtarisht vetëm më 23 korrik. Kjo është normale në Shqipëri, ku 62% e atyre që janë në burg janë në fakt në paraburgim, një numër shumë më i lartë se kudo tjetër në Europë”,-thuhet ndër të tjera në shkrim.

Por, këto shkrime të publikuara së fundmi në mediat e huaja, duket se po i japin më shumë peshë artikujve të publikuara nga mediat e Veliajt, që në një mënyrë a në një tjetër po thurin skenarët e ndryshimit të masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut që ndodhet në Burgun e Durrësit.

Në shkrim binte në sy edhe qëndrimi i Arbër Veliajt, një i akuzuar nga SPAK në dosjen e madhe hetimore të vëllait të tij, Erion Veliajt.

Bazuar në disa raste nga disa shkrime, por edhe me shkrimin më të fundit të publikuar këtë javë, janë të gjitha dyshimet se këto artikuj janë të sponsorizuar nga njerëz afër Veliajt apo studiot e tij të lobimit.