Ballina Europë Goditje sizmike/ Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë kaplon në panik banorët, nuk...

Goditje sizmike/ Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë kaplon në panik banorët, nuk raportohen viktima

24
0

AFAD tha se tërmeti ndodhi në provincën Balikesir, pranë qytetit më të madh të Turqisë, Stambollit, por nuk pati raportime të menjëhershme për viktima ose dëme në asnjë nga provincat e prekura. Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë goditi Turqinë perëndimore, sipas një njoftimi nga autoriteti i menaxhimit të fatkeqësive në vend, AFAD.

Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya deklaroi se ekipet e emergjencës nga AFAD kishin filluar inspektimet rreth Stambollit dhe provincave fqinje, por se deri më tani nuk kishte marrë raporte negative.

Sipas AFAD, tërmeti goditi në një thellësi prej 11 km, ndërsa Qendra Gjermane e Kërkimit për Gjeoshkencat (GFZ) regjistroi tërmetin me magnitudë 6.19 dhe një thellësi prej 10 km.