I dërguari special presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka thënë se Hashim Thaçi po mbahet peng nga Gjykata Speciale, të cilën e cilësoi një njollë të madhe për europianët. Ai shtoi se Thaçi po mbahet për një kohë kaq të gjatë në burg me akuza të çmendura politike.
Mendoj se duhet t’i dëgjoni njerëzit gjithandej Evropës të cilët kanë filluar të thonë se kjo është e papranueshme. Nëse doni një sistem të drejtë të drejtësisë, kjo është tmerrësisht e gabuar”. Më tej ai i bëri thirrje Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, që të bëjnë më shumë për të mbrojtur ish presidentin Hashim Thaçi.
“Mendoj se qoftë presidentja Osmani, kryeministri Albin Kurti mund të bëjë diçka dhe kjo nuk ka të bëjë për të shkruar Hashim Thaçin për të gjithë Kosovën. Kisha bërë apel te Albin Kurti dhe presidentja Osmani që të dy të bëjnë më shumë për ta mbrojtur Kosovën, sepse një ditë është Hashim Thaçi, të nesërmen mund të jetë që të jenë ata”.
Grenell konfirmoi gjithashtu se administrata e Donald Trump do ta ndjekë hap pas hapi çështjen e Kosovës. I pyetur nëse ka ndonjë plan për t’u rikthyer në temat e vjetra si korrigjimi i kufijve, Grenell tha se nuk ka kthim mbrapa në asgjë.
Në lidhje me dialogun Prishtinë-Beograd ai tha se ideja e njohjes reciproke është qesharake dhe theksoi se zgjidhjet politike duhet te vijnë nga zhvillimi ekonomik.