Ballina Europë Qielli mbulohet nga hiri vullkanik/ Shpërthen ‘Etna’, dridhjet sizmike ngrenë alarm portokalli...

Qielli mbulohet nga hiri vullkanik/ Shpërthen ‘Etna’, dridhjet sizmike ngrenë alarm portokalli për fluturimet

76
0

Ngjarja është raportuar nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), Observatori i Etnës, i cili ka nisur menjëherë vëzhgimet dhe studimet në terren. Këtë mëngjes një shpërthim vullkanik ndodhi në shpatin jugor të Bocca Nuova në malin Etna, në një lartësi prej rreth 3,000 metrash.

Aktualisht, rrjedha e lavës po lëviz në drejtim të jugut, ndërkohë që nuk janë konstatuar ndryshime të rëndësishme në aktivitetin sizmik. Burimi i dridhjeve vullkanike është lokalizuar në një lartësi prej 2,800 metrash, midis humnerës dhe kraterit verilindor, ndërsa nuk është raportuar asnjë aktivitet i rëndësishëm infrasonik.

Nuk ka pasur emetim hiri, dhe Aeroporti i Katanias vazhdon të funksionojë normalisht. Megjithatë, autoritetet kanë vendosur një alarm fluturimi të nivelit portokalli, si masë paraprake sigurie.