Ballina Sport Tragjedi për sportin, humbin jetën dy boksierë pas dueleve në të njëjtin...

Tragjedi për sportin, humbin jetën dy boksierë pas dueleve në të njëjtin event

22
0

Bota e boksit është tronditur nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në Japoni.

Dy boksierë japonezë humbën jetën si pasojë e dëmtimeve cerebrale të pësuara gjatë ndeshjeve të tyre, të zhvilluara në të njëjtin event.

Tragjedia ndodhi gjatë eventit sportiv të Korakuen Hall të Tokios, më 2 gusht.

Viktimat janë Shigetoshi Kotari dhe Hiromasa Urakawa, të dy 28-vjeçarë, të cilët ndërruan jetë të premten dhe të shtunën.

Pas ndeshjeve, të dy boksierët u dërguan menjëherë në spital dhe iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale, por nuk mbijetuan.

Sipas Tsuyoshi Yasukochi, sekretarit të Përgjithshëm të Komisionit Japonez të Boksit, kjo është hera e parë në histori që dy boksierë operohen për hematoma në tru pasi morën pjesë në të njëjtin event.

Edhe rivali i Kotarit, Yamato Hata, ka pësuar të njëjtin dëmtim dhe ndodhet në koma. Mjekët nuk japin asnjë garanci për jetën e tij.

Komisioni njoftoi se të gjitha ndeshjet e Federatës së Boksit Oriental dhe Paqësorit do të shkurtohen në dhjetë raunde, nga 12. Kjo masë synon të rrisë sigurinë e boksierëve.

Në muajin shkurt të këtij viti, një tjetër boksier, irlandezi John Cooney, 28 vjeç, humbi jetën si pasojë e një hemorragjie cerebrale.