Në ceremoninë përkujtimore në nderim të figurës së poetit dhe dëshmorit të lirisë, Havzi Nela, që u mbajt në Kukës, bashkëshortja e tij rikujtoi me dhimbje tragjedinë e 10 gushtit 1988, kur poetin e mësuesin e shquar e arrestuan dhe më pas e ekzekutuan në mënyrë brutale, duke e varur në një vend publik.
Në fjalën e saj, bashkëshortja denoncoi se urdhrin për ekzekutimin e Havzi Nelës e dha babai i Edi Ramës, fakt ky që tregon thellësinë e padrejtësisë dhe dhunës së regjimit të atëhershëm.
Ajo theksoi se edhe pas 37 vitesh, drejtësia nuk ka dhënë asnjë përgjigje për këtë akt kriminal, ndërkohë që në pushtet vazhdojnë të jenë njerëz të lidhur me ish-regjimin komunist.
Ajo bëri thirrje që kujtimi i tij të mbahet i gjallë dhe të jetë frymëzim për të gjithë ata që luftojnë kundër padrejtësisë dhe tiranisë.
Bashkëshortja e Havzi Nelës:
Sot është data 10 gusht, ku më 10 gusht 1998 poeti, mësuesi dhe trimi Havzi Nela i ngritën 3-këndëshin i hodhën litarin në qafë, ja hoqën stolin dhe e lanë të lëkundej në ajër.
Por ai ishte prap i gjallë, sepse ai e ka dhënë shpirtin me kokën lart, nga Kosova dhe vendlindja e tij.
Diktatura komuniste e gjakpirëse nuk mendoj për jetën e poetit, i cili e donte jetën dhe lirinë me anë të shpirtit, ai e dha jetën e ka vënë interesin e kombit mbi atë personal duke kërkuar demokracinë dhe të drejtat themelore të njeriut.
E dha jetën me dinjitet, për Shqipërinë dhe kombin shqiptar dhe ai e ka dashur lirinë, por mbi të gjitha e fali jetën për liri e demokraci.
Sot pas 37 vitesh akoma drejtësia nuk ka dhënë asgjë për vuajtjet e mia, në qeveri janë akoma komunistat, në drejtësi janë djemtë e xhelatit, babai i Edi Ramës më në krye i cili vulosi e vendosi që të varej poeti në mes të Kukësit.
Kukësi është qyteti i trimave, është bujar dhe ka përjetuar ngjarje të dhimbshme. Mos ta tallet Rama me cunat e Londrës, sepse e provoi në ‘Tunelin e Kalimashit’ kur ju bënë resht, ti mari edhe një herë nëpër gojë e në Greqi do e çojnë, as në Tiranë s’do e lënë.
Ai duhet të japë dorëheqjen, sepse po na sjell të gjitha gjërat e këqija, kanë ngelur vetëm mosha e tretë këtu, të rinjtë janë dëbuar rrugës.
Ai më ka borxh jetën e bashkëshortit, nuk ja fal kurrë as sot e kësaj dite, pasi akoma nuk na kanë dhënë drejtësi. Po jetoj akoma në diktaturë, na e vodhën lirinë komunistat, na e vodhën lirinë djemtë e xhelatëve.
I përjetshëm qoftë kujtimi i poetit Havzi Nela!