Një aksident me pasojë 3 persona të plagosur ka ndodhur orët e vona të pasdites së sotme, në aksin e vjetër Levan-Mifol, në vendin e quajtur Ferras.
Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar i përmbysur në kanalin anësor.
Tre të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti dhe rrethanave se si autovetura doli nga rruga dhe përfundoi në kanal.