Pas përplasjes, 33-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa i dëmtuari mori ndihmën mjekësore dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Një aksident rrugor i ndodhur dje në Tiranë ka çuar në arrestimin e shtetasit K. B. (L.), 33 vjeç, i cili përplasi me automjetin e tij biçikletën që drejtohej nga shtetasi S. Gj., 63 vjeç, një punonjës policie që sapo kishte përfunduar shërbimin.
Policia lokalizoi automjetin e përfshirë në aksident, i cili në momentin e gjetjes po drejtohej nga shtetasi G. K., 37 vjeç, që dyshohet se ishte nën efektin e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit në makinë, u gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike kokainë.
Njoftimi i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin K. B.(L.), 33 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. K., 37 vjeç.
Dje, 33-vjeçari përplasi me automjet, biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S. Gj., 63 vjeç (punonjës policie që sapo kishte dorëzuar shërbimin), dhe u largua nga vendi i aksidentit.
Shërbimet e Policisë sekuestruan automjetin e përfshirë në aksident, i cili u lokalizua në momentin që drejtohej nga 37-vjeçari, dyshohet në efektin e lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit në automjet, u gjet një sasi lënde narkotike kokainë, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Ndërkaq, i aksidentuari, shtetasi S. Gj., ka marrë ndihmë mjekësore dhe është larguar në banesë, jashtë rrezikut për jetën.