Ballina Sport Arrihet marrëveshja e bujshme, ylli i Bayern-it bëhet shok skuadre me Cristiano...

Arrihet marrëveshja e bujshme, ylli i Bayern-it bëhet shok skuadre me Cristiano Ronaldon

21
0

Kingsley Coman është shumë pranë largimit nga FC Bayern Munich për t’u transferuar te Al-Nassr, skuadra ku aktivizohet Cristiano Ronaldo.

Sipas “BILD”, palët kanë arritur një marrëveshje, ndërsa të hënën pritet të finalizohen detajet e fundit, përpara se bordi mbikëqyrës i Bayernit të informohet zyrtarisht.

Klubi saudit do të paguajë rreth 30 milionë euro, përfshirë bonuset, si tarifë transferimi. Bayern kërkon që operacioni të përfundojë sa më shpejt për t’i lënë kohë drejtuesve të gjejnë një zëvendësues për sulmuesin francez.

Largimi i Coman mund të ndikojë gjithashtu në përpjekjet e kampionëve gjermanë për të siguruar shërbimet e Nick Woltemade nga Stuttgart, për të cilin Bayern ka ofruar 50 milionë euro plus 5 milionë bonuse, por është refuzuar deri më tani.

Te Al-Nassr, Coman pritet të përfitojë një pagë mes 20 dhe 25 milionë euro neto në vit – më shumë se dyfishi i të ardhurave të tij aktuale në Gjermani.

Kjo ofertë marramendës duket se e ka bindur lojtarin, pavarësisht se pak javë më parë kishte shprehur publikisht dëshirën për të qëndruar te Bayern dhe marrëdhënien e mirë me trajnerin Vincent Kompany.

Transferimi i Coman te Al-Nassr do ta bëjë atë shok skuadre me Cristiano Ronaldon, duke shtuar edhe më shumë yje në ekipin e gjigantëve sauditë.