Ballina Politika Begaj dekreton për një mandat të dytë Shefin e Shtabit të Përgjithshëm...

Begaj dekreton për një mandat të dytë Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së

30
0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi sot Gjeneral Lejtnant Arben Kingji në detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për një mandat të dytë.

Ceremonia nisi me ekzekutimin e Himnit Kombëtar dhe vijoi me leximin e dekretit të Presidentit të Republikës për emërimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm.

Emërimi i tij vjen në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.

Pas leximit të dekretit, Gjeneral Lejtnant Arben Kingji bëri betimin me dorën mbi Kushtetutë.