Ballina Politika Berisha: Ligjet shqiptare lejojnë dhënien me 1 euro. Nuk kam dijeni që...

Berisha: Ligjet shqiptare lejojnë dhënien me 1 euro. Nuk kam dijeni që Sazani të jetë shitur nga kreu i organizatës kriminale, Edi Rama

0
11

Kreu i PD, Sali Berisha u shpreh se nuk ka asnjë informacion zyrtar apo provë që vërteton shitjen e ishullit të Sazanit.

Ai theksoi se sipas ligjeve shqiptare, është e mundur dhënia me 1 euro e pronave publike për periudha të caktuara, por nuk ka dijeni që ishulli të jetë dhënë apo shitur nga qeveria shqiptare apo kryeministri Edi Rama, të cilin ai e cilësoi si “kreu i organizatës kriminale.

Pjesë nga deklarata:

Së pari, të jem i hapur me ju, nuk kam asnjë të dhënë se kemi të bëjmë me një shitje.

Ligjet shqiptare lejojnë dhënien me 1 euro, siç dihet, për një periudhë të caktuar të terreneve, trojeve dhe tokave. Unë nuk kam asnjë dijeni se, ishulli i Sazanit është blerë nga çifti Kushner apo është shitur nga kreu i organizatë skriminale, Edi Rama personalisht, nuk kam asnjë lloj dijenie, sepse ligjet shqiptare nuk parashikojnë një gjë të tillë.