Ballina Lifestyle Kjo është pasuria marramendëse e aktores dhe producentes së njohur amerikane, Elizabeth...

Kjo është pasuria marramendëse e aktores dhe producentes së njohur amerikane, Elizabeth Banks!

14
0

Emri i saj i vërtetë është Elizabeth Maresal Mitchell, por ajo njihet më mirë dhe më gjerësisht si Elizabeth Banks. E lindur në Pittsfield, Massachusetts, më 10 shkurt 1974, ajo është një aktore, regjisore dhe producente shumë e suksesshme. Debutimi i saj erdhi në filmin e vitit 1998, “Surrender Dorothy”, në të cilin ajo luajti rolin e Vick I. Që atëherë, është shfaqur në filma të shumtë duke përfshirë “Scrubs”, “Modern Family”, “Catch Me If You Can”, “What to Expect When You’re Expect”, “The 40-YearOld Virgin”, “W.”, “Spider-Man”, “Pitch Perfect”, “The Hunger Games”, “Walk of Shame” dhe “The Lego Movie”.

Babai i saj punonte si punëtor fabrike për ‘General Electric’, ndërsa nëna e saj ishte e punësuar në një bankë. Më e madhja nga katër vëllezër e motra, ajo u shfaq për herë të parë në ekran si fëmijë në serialin “Finders Keepers të Nickelodeon”. Që atëherë, ndjeu shkëndijën e performimit dhe të të qenit para kamerës. U diplomua në Universitetin e Pensilvanisë, duke u bërë e para në familjen e saj që mori një diplomë universitare. Në vitin 1998, përfundoi studimet e saj në Teatrin e Konservatorit Amerikan. E ndryshoi emrin për të shmangur ngatërrimin me aktoren Elizabeth Mitchell dhe që nga fillimi i karrierës së saj, ajo ka portretizuar një gamë të gjerë personazhesh në ekranin e madh.

Në vitin 2003, u martua me të dashurin e saj të kolegjit, Max Handelman. Së bashku, ata kanë dy fëmijë; Felix dhe Magnus, të lindur përkatësisht në 2011 dhe 2012. Edhe pse ka luajtur në shumë produksione, talenti i saj shkon përtej aktrimit. Banks ka lënë një gjurmë të fortë si producente dhe regjisore në disa projekte. Shkathtësia e saj përfshin edhe huazimin e zërit të saj në videolojëra, duke demonstruar më tej gamën e saj të gjerë. Elizabeth çshtë nominuar dhe ka fituar çmime të shumta që njohin aftësitë dhe kreativitetin e saj. Është vlerësuar se nëpërmjet punës së saj si aktore, producente dhe regjisore, Elizabeth ka grumbulluar një pasuri neto prej mbi 40 milionë eurosh. Është gjithashtu prezantuesja e “Press Your Luck”, i cili, sipas raportimeve të ndryshme, i ka sjellë asaj të ardhura të konsiderueshme, duke shtuar shifrën e përmendur fillimisht si pasuria e saj neto.