Ballina Kronika “Lumi” i parave të drogës, përgjimet zbulojnë sesi hynin miliona euro në...

“Lumi” i parave të drogës, përgjimet zbulojnë sesi hynin miliona euro në Shqipëri

20
0

Organizata kriminale e drejtuar prej Franc Çopjas dhe Ervis Çelës, të goditur së fundi gjatë një operacioni të kordinuar nga SPAK me Europol, rezulton se kanë trafikuar drejt Shqipërisë miliona euro.

Në dosjen hetimore të siguruar nga ABC News, dalin bisedat mes anëtarëve të kësaj organizate, teksa flasin për sjelljen e shumave të konsiderushme parash, shifra kto që arrijnë deri në 1 milion euro kesh në një rrugë të vetme.

Në komunikimet, që SPAK ka administruar nga aplikacioni Sky ECC, në tetor të vitit 2020, Ervis Çela komunikon me vëllain e tij që jeton në Paraguai, Ardjan Çela, me të cilin kryen një bisedë e cila dyshohet se ka të bëjë me përfitimet financiare nga trafikimi i lëndëve narkotike. Ervisi e vë në dijeni Ardjanin se Franc Çopja do të dorëzojë në Shqipëri një shumë prej 1 milion euro.

Ardjan Çela: “Me kismet fundjavës t’kaloj 1 milion në Shqipëri… I ka pagujt krejt ky…ka 2 milion plus ktej… Po çon dhe lekë në Shqipëri”

Në dosjen e SPAK dalin edhe shuma të tjera, ku Ervis Çela informohet nga vëllai I tij Albin Cela.

Albin Çela: ‘Solli 1.160 ky shoku. Ja kish dhonë në mes të rrugës… Ai çuni në TR’.

Në një tjetër episode, që del në dosjen e SPAK, Ervis Çela komunikon me Fadil Ballën i cili aktualisht ndodhet në kërkim nga policia.

Ervis Çela: “Më ke nja 600… dollar më shumë tani… A më the fut 110 copa… Dhe un i futa… S’ta prish qefin. Ti s’ke më shtëpi ku me fut lekët… Janë mush plot… Më ke lon pas dore. Edhe 2 milion dhe e mbyll punën”.

Më 10 gusht, Gjykata e Posaçme, konfirmoi arrestet me burg për 6 të prangosur të kësaj Organizate, Albin Çela, Petrit Sulejmanin, Renato Musakun, Gert Çerma, Marenglen Kamami dhe Elidon Çelën.

I vetmi nga 8 të prangosurit për të cilin Gjykata ka zbutur masën e sigurisë është Riza Çela, të cilin e ka çuar në arrest shtëpie. Kjo organizatë sipas SPAK, ka trafikuar 28 ton kokainë nga Paraguai në vende të Bashkimit Europian.