Ballina Lifestyle Më në fund!!! Cristiano Ronaldo i propozon për martesë Georgina Rodriguez: Po...

Më në fund!!! Cristiano Ronaldo i propozon për martesë Georgina Rodriguez: Po dua!

3
0

Romanca mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez ka hyrë në një kapitull të ri. Një ndër çiftet më të dashur dhe famshëm, që prej vitesh është në qendër të vëmendjes, duket se e ka zyrtarizuar dashurinë me një propozim martese.

Georgina më në fund ka publikuar në Instagram një foto ku shihet dora e saj me një unazë gjigante diamanti, teksa mban dorën e futbollistit. Krahas imazhit, ajo shkroi “Sí, quiero. En esta y en todas”, “Po, dua. Në këtë jetë dhe në të gjitha).

Cristiano dhe Georgina janë së bashku që nga viti 2016, kur Georgina punonte në një dyqan Gucci në Madrid dhe Cristiano hyri për të bërë pazar dhe kanë krijuar një familje të madhe së bashku.